Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Basha pyet Ramën në Kuvend: Ku ia bëre ekspertizën audipërgjimit, në Surrel?

Lapsi.al 17 May 2018
Basha pyet Ramën në Kuvend: Ku ia bëre ekspertizën

Në vijim të debatit në lidhje me audiopërgjimin e vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se vëllezërit Xhafaj i janë vënë pas dëshmitarit X. Në fjalën e tij në Kuvend, lideri demokrat bëri dhe ironi me kryeministrin Edi Rama duke i thënë se audiopërgjimin ia ka bërë ekspertizën në Surrel.

“Çfarë fshihet pas kësaj ngjarjeje? Policia duhet ta kishte arrestuar, prokuroria duhet të kishte nisur hetimin. Por policia ka marrë tjetër udhër nga vëllezërit Xhafaj. Dëshmitari X prej 72 orësh është nën kërcënimin e Xhafajt. Xhafaj është vënë pas dëshmitarit dhe familjes së tij. Prokuroria e ka për detyrë të hapë hetimin, në një vend normal sigurisht. Kanë bërë terror policor, operacion të gjerë në të gjithë Shqipërinë ndaj dëshmitarit X dhe familjes së tij. Pse i janë vënë mbrapa dëshmitarit X nëse thonë që audiopërgjimi është i rremë. Nga e dinë policia e Xhafës, nga e dinë këta. Nëse s’do ishte i vërtetë sic pretendon Edi Rama? Do mbash përgjegjësi për këtë deklaratë në prokurori. Nëse s’do ishte e vërtetë sic deklaroi krye, që ekspertizë me siguri e ka bërë në Surrel pse i është vënë prapa dëshmitarit X, dhe nga e dinë policia e Xhafës se kush është dëshmitari X në audiopërgjimin që është i manipuluar”, - tha Basha.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI