Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Tentativa e përdhunimit të 13-vjeçares, babai: E gjetëm me duart dhe gojën lidhur

Lapsi.al 15 May 2018
Tentativa e përdhunimit të 13-vjeçares, babai: E gjetëm me

Tre të rinj nga një fshat i Roskovecit rrëmbyen dhe tentuan të pëdhunonin një vajzë 13-vjeçare, fqinjë e njërit prej djemve. Të tre djemtë mësohet se e kishin lidhur vajzën, e çuan në një shtëpi të braktisur dy katëshe dhe aty i futën një leckë në gojë.

Në një moment, tre autorët e rrëmbimit kanë dëgjuar babain e vajzës që kërkonte të bijën dhe janë larguar me vrap nga shtëpia. 13 vjeçarja u gjet e traumatizuar.

"Mora vesh që nuk ishte çupa në dhomë. I kishin shtruar batanijen, i kishin bërë vendin atje ata. Çupën e gjeti gruaja atje poshtë. Ishte e lidhur, do ta përdhunonin, nuk ka kuptim, për atë e kishin marrë ata. Kur iu afrova unë, ata ikën me vrapë nga dritarja ishin tre. Janë nga fshati Arapaj këtu. Vajza ishte e lidhur nga duart edhe goja, këmbët jo. E kishin lidhur në fyt dhe i kishin futur një leckë në gojë. E gjeti gruaja, erdhi policia, na mori edhe ne me vete, e çuan në spital e vizituan të tëra me të ëmën" tregoi babai i vajzës.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI