Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Prokurori i përmend përgjimin: Ke takuar pronarin e skafit për ta intimiduar, Tahiri: I kam kërkuar falje

Lapsi.al 15 May 2018
Prokurori i përmend përgjimin: Ke takuar pronarin e skafit për ta

Dalin detaje të reja nga seanca e zhvilluar ditën e sotme për dhënien e masës së sigurisë ndaj ish-ministrit Tahiri. Avokati i Tahiri ka kërkuar që ta lënë të lirë ish-ministrin pasi nuk ka prova që vërtetojnë se klienti i tij është përfshirë në trafik droge.

Nga ana tjetër Tahiri është shfaqur ironik në sallën e gjyqit duke u shprehur se për të nuk ka ndryshim nëse ëhstë në burg apo në shtëpi. Po ashtu ai ka replikuar më gjyqtarët duke u thënë se të gjitha grupet kriminale në vend duhet t’ia faturojnë atij meqë qenka kaq i rrezikshëm.

Po ashtu, ish-ministri i ka akuzuar prokurorët se kanë abuzuar me faktet, duke shkruar gënjeshtra. Prokurorët kanë kërkuar që Tahiri të mos lirohet pasi dyshojnë që mund të intimidojë dëshmitarët e çështjes, duke përmendur këtu një takim të ministrit me Orgest Liperin, pronarin e skafit me të cilin ka udhëtuar drejt Greqisë.

Prokurori tha se Tahiri e ka takuar për ta intimiduar, duke treguar madje se ata kishin përgjuar takimin mes të dyve. Ata po ashtu ngulën këmbë se edhe ish-ministrja e Brendshëm Elona Gjebrea nuk ka thënë të vërtetën. Por ministri nga ana e tij është shprehur se Liperin e ka takuar për t’i kërkuar ndjesë që u përfshi në të gjithë këtë histori.

“Nuk kam pasur qëllim ta intimidoj, i kam kërkuar falje që e përfshiva në këtë mesele. Bëra detyrën time qytetare. Nuk kisha mundësi të ndikoja tek qytetari. Takimi me të pak ditë pasi kishte dhënë dëshminë e tij, por thjesht i kërkova ndjesë”, - mësohet të ketë thënë në gjyq ish-ministri.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI