Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

"Të dorëhiqet Xhafaj", deputetët e opozitës të gjithë në Komisionin e Ekonomisë

Lapsi.al 15 May 2018
"Të dorëhiqet Xhafaj", deputetët e opozitës

Opozita ka bllokuar edhe Komisionin e Ekonomisë duke kërkuar njëherazi dorëheqjen e Fatmir Xhafajt, ministrit të Brendshëm.

Kreu i Grupit të PD, Edmond Spaho dhe deputetët e opozitës janë vendosur përballë mazhorancës në shenjë proteste; kreu i komisionit Erion Braçe ka tentuar të vendosë rregull dhe të shmangë aksionin e opozitës, por nuk ka mundur.

“Unë besoj se në detyrën e parë të këtij Komisioni që ne të fillojmë e të diskutojmë ashtu si në çdo Komision tjetër parlamentar për të atë që PD ka publikuar dhe opinioni publik po diskuton. Parlamenti i Shqipërisë nuk mund të ketë axhendë tjetër përveç dorëheqjes së Fatmir Xhafës. Ne nuk mund të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë. Sepse ky nuk është rast i izoluar. Ministria e Brendshme e përfshirë në trafikun e drogës është kthyer në sistem. Ikën një Ministër i Brendshëm, me një kupolë të tërë policie, të përfshirë drejtpërdrejt në trafik droge fakt i mbështetur nga partnerët ndërkombëtarë, vjen një ministër tjetër droge i cili drejton sot Ministrinë e Brendshme dhe që ka të njëjtën strukturë kriminale që kishte në pesë vitet e fundit. Ne si Komision Ekonomie ne na takon të diskutojmë për këtë çështje. Të diskutojmë edhe për ligjin e lojërave të fatit z.Braçe që u shtye në dy vite siç duket për të mbrojtur interesat kriminale që sot drejtojnë Ministrinë e Brendshme. Këtu anëtarët e majtë të këtij Komisioni, kanë ndihmuar drejtpërdrejt Agron Xhfajn, për të përfituar nga trafiku i lojërave të fatit. Komisioni i Ekonomisë duhet të kishte këtë në rend dite” u shpreh në komision Jorida Tabaku.

"Jam shumë i sigurtë që duhet të funksionojë shteti - tha Braçe, - dhe nuk është një parti politike që jep vendime. Deputeti vendosej të pushkatohej dhe pastaj ai pushkatohej vetë."

"Lëre tani këtë muhabet", qe reagimi i deputetëve të opozitës.

Braçe vazhdoi: "A ka mundësi të mbaroj unë?! Institucionet duhet të veprojnë."

Pavarësisht dyndjes së të gjithë grupit parlamentar demokrat në sallën e Komisionit, Erjon Braçe nuk e ka ndërprerë mbledhjen dhe ka lejuar diskutimet e opozitës, duke u përpjekur për të respektuar rendin e ditës.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI