Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Saimir Tahiri do të dalë sot në 11:00 para Krimeve të Rënda për masën e sigurisë

Lapsi.al 15 May 2018
Saimir Tahiri do të dalë sot në 11:00 para Krimeve të

Ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, do të dalë sot në 11:00 para Gjykatës së Krimeve të Rënda për verifikimin e masës së sigurisë dhe do të merret në pyetje. Këtë herë ish-Ministrit do ti duhet të shoqërohet me policë nga banesa e tij tek "Kodra e Diellit" për në sallën e gjyqit.

Gjyqtare e seancës do të jetë Liliana Baku. Tahiri akuzohet për trafik të narkotikëve në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror në kuadër të hetimeve për dosjen "Habilaj".

Prokuroria është shprehur se ka prova të reja për ish-Ministrin nga letërporositë e Greqisë dhe Italisë dhe dëshmitë e marra brenda dhe jashtë vendit. Gjykata e Krimeve të Rënda dha të shtunën e 12 majit vendimin për masën e sigurisë "arrest shtëpie".

Prokurët e çështjes Dritan Prençi dhe Vladimir Mara kërkuan masën "arrest me burg" por gjykata mori parasysh rrezikshmërinë e ulët shoqërore. Avokati i Tahirit, Maks Haxhia, por dhe prokurorët kanë paralajmëruar se do të apelojnë vendimin.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI