Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

U padit nga Agron Xhafaj, reagon Alibeaj: Pse s’i vunë prangat në Prokurori?

Lapsi.al 14 May 2018
U padit nga Agron Xhafaj, reagon Alibeaj: Pse s’i vunë prangat

Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj, njëri nga deputetet e paditur nga vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj, ka reaguar për herë të parë pas padisë së ngritur nga Agron Xhafaj per audio-përgjimin e publikuar këtë të hënë.

“Kam dy gjëra për t’ju thënë: E para unë, zoti Bardhi dhe Salianji s’kemi bërë gjë tjetër veçse modestisht detyrën tonë si deputet dhe si opozitarë për të bërë transparencë për publikun, ky është detyrim i gjithë qytetarëve shqiptarë.

Së dyti, Agron Xhafaj, një person shqiptar i dënuar në Itali me vendim të formës së prerë troket në derën e prokurorisë dhe si vënë prangat ndërkohë e lë atë të bëjë një padi penale?

E kuptoni absurdin ligjor dhe institucional të kësaj situate? Nëse ka shkuar, akti i parë që duhet të bënte oficeri gjyqësor ti thoshte zgjat duart se do të vë prangat”, - tha Alibeaj teksa shtoi: “Nga ai audiopërgjim rezulton një person me emrin Agron, një numër telefoni që i përket shtetasit Agron Xhafaj.

Rezulton veç kësaj se ai ndodhet në Shqipëri. Rezulton se ai është në pozitat për të ndihmuar në trafikun e drogës. Ku e kemi sharë ne atë? Ne kemi bërë këto fakte. Zëri aty është i zotit Agron Xhafaj”, - tha Alibeaj në “Studio e Hapur në News24.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI