Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

VIDEO/ Pranga në Itali 3 grabitësve shqiptarë me nofkën “Alpinistët”

Lapsi.al 14 May 2018
VIDEO/ Pranga në Itali 3 grabitësve shqiptarë me nofkën

3 shqiptarë, specialistë për vjedhje dhe grabitje të banesave dhe vilave në provincat e Ankonës dhe Maceratës në Itali kanë rënë në prangat e policisë. Ata janë Jetmir Çili, 25 vjeç i konsideruar si “bosi”, si dhe vëllezërit Dorjan Pjetri dhe Kenado Pjetri, 26 dhe 22 vjeç, të cilët besohet se ishin ekzekutorët.

Ata u ndaluan këtë të hënë pasi urdhër-arrestet kishin dalë në 10 maj. 3 shqiptarët akuzohen se kanë realizuar 15 grabitje brenda një muaji. Sapo kishin dalë nga burgu ishin angazhuar sërish në grabitje ku kanë fituar rreth 70 mijë euro.

3 të rinjtë ishin atletë të vërtetë pasi arrinin të ngjiteshin me duar të "zhveshura" deri në katet e treta ose të katërta të ndërtesave duke u mbështetur tek telat elektrike. Për këtë shkak operacioni mori emrin "Alpinistët". Ata hynin zakonisht nga dritaret ose ballkonet duke thyer xhamat dhe më pas mbyllnin dyert kryesore për të vështirësuar hyrjen e pronarëve.

Nëse situata ishte e qetë, të tre zhdukeshin nga ndërtesa përmes shkallëve. Ata fshihnin sendet e vjedhura në qese plastike të gatshme për t'i shitur në tregun e paligjshëm. ©LAPSI.al

https://youtu.be/_U6hP_IXju8

Të këshilluara

I 'forti' i Vlorës dënohet me 24 vite burg

Gjykata e Vlorës ka dënuar me 24 vite burg Blendo (Edison) Alikaj, i akuzuar për disa vepra të rënda penale. I njohur si i “forti” i Vlorës, Blendo Aliko ka ten...

17:56

Fier, i burgosuri tenton vetëvrasjen në qeli

Një i arrestuar që së fundi është transferuar në ambientet e paraburgimit të Fierit, ka tentuar vetëvrasjen në qeli.  Mësohet se i paraburgosuri është pikasur n...

17:38

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI