Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Pas masës së arrestit, policia shoqëron Tahirin për tek shtëpia e tij në Kodrën e Diellit

Lapsi.al 15 May 2018
Pas masës së arrestit, policia shoqëron Tahirin për tek

Gjykata e Krimeve të Rënda e la në arrest shtëpie, ndërsa ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nuk e humbi qetësinë gjatë kontaktit me kamerat që e prisnin jashtë duke u shfaqur i buzëqeshur.

Tahiri u shoqërua në shtëpinë e tij tek "Kodra e Diellit" me makinën e policisë, me të cilën edhe erdhi. Gjatë largimit, jashtë gjykatës pati edhe mbështetës të tij që nuk nguruan ta përshëndesnin nga xhami i makinës.

Gjykata e Krimeve të Rënda lë në fuqi masën e sigurisë "arrest shtëpie" të dhënë tre ditë më parë për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Në seancën dy orëshe, ish-Ministri dhe avokati i tij Maks Haxhia nuk arritën të bindin gjyqtaren Liliana Baku për vendosjen e një mase më të lehtë sigurie.

Përballë tyre, dy prokurorët e çështjes Vladimir Mara dhe Besim Hajdarmataj thanë se kjo masë sigurie është e domosdoshme pasi rrezikon prishja e provave. Seanca u zhvillua pa praninë e kamerave.

Pas vendimit avokati Maks Haxhia shprehu bindjen se ky vendim do të prishet nga Gjykata e Apelit ku do të ankimojnë, pasi sipas tij pretendimet e mbrojtjes janë të argumentuara në ligj.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI