Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Berisha: Fatmir Xhafaj në burg, Agroni pronar i lojërave të fatit me Olsi Ramën

Lapsi.al 11 May 2018
Berisha: Fatmir Xhafaj në burg, Agroni pronar i lojërave të fatit

Ish kryeministri Sali Berisha kërkoi burg dhe jo dorëheqje për Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj për falsifikimin e ligjit për ekstradimin. Berisha tha se me ligjin e Fatmir Xhafajt një terrorist shqiptar që kryen një krim në vendet e tjera nuk do të ekstradohet më.

"Sipas këtij ligji, nëse një terrorist shqiptar hedh në erë, ose në një akt terrorist merr jetën e dhjetëra qytetarëve italianë, ose një serial killer me origjinë shqiptare vret ndër vite me dhjetëra qytetarë italianë dhe nuk kapet dot nga autoritetet italiane por gjykohet në mungesë, ai vjen në Shqipëri dhe nuk vuan qoftë dhe një ditë të vetme dënimin për krimin e shëmtuar në vendin që tjetri për 35 dollarë burgoset dhe vuan dënimin siç ka ndodhur në shumë raste" u shpreh Berisha.

Ish kryeministri tha se Agron Xhafaj në Shqipëri është pronar i lojërave të fatit në ortakëri me Olsi Ramën, ndërkohë që në Itali ka qenë në krye të rrjetit të drogës.

 

"Pse Xhafa duhet të jetë në kokërr të burgut? Xhafa është njëri pa karakter dhe pa moral. Si Ministër Drejtësie ai ka ndërhyrë dhe ka vendosur kontakte nëpërmjet Prokurorit të Bolonjës për të vëllanë e tij, ka urdhëruar Ardian Vishën me urdhër gjoja të Fatos Nanos, se sa është e vërtetë nuk e di, që ta nxjerri nga gjendja e arrestit, pra ta lëshojë në arrest shtëpie. Fatmir Xhafa, pasi dinte krimet e shëmtuara të të vëllait, si bos i rrjetit të Bolonjës për kokainën, heroinën dhe kanabisin, ka bërë gjithçka për ta mbrojtur atë. Agron Xhafa, që tani së fundi ka ndërruar dhe emrin dhe tani quhet Geron, maska që Fatmiri i ka vendosur Agronit, është këtu ndërtues, është pronar i lojërave të fatit, thuhet bashkë me Olsi Ramën. Por një gjë është e sigurtë, lidhjet e tij me Don Agaçion, sekretarin e mafies shtetërore, ka kufi vetëm qiellin, ai është kokë e këmbë me Agron Xhafën"

Falsifikimi i Fatmir Xhafajt, sipas Berishës e kthen Shqipërinë në strofullën e kriminelëve shqiptarë nga mbarë bota. Video e intervistës më poshtë:

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI