Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

'Vëllai i Xhafajt', Rama replikon me Lu: Puna ime të them atë që mendoj

Lapsi.al 11 May 2018
'Vëllai i Xhafajt', Rama replikon me Lu: Puna ime të them

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ambasadorit amerikan, Donald Lu, lidhur me qëndrimin që ai mbajti për akuzat ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. 

“Patjetër që unë flas për veten time dhe miku ynë Lu flet për veten e vet. Dhe krejt normalisht, është puna ime të them atë që mendoj kur flas lidhur me të, siç është puna e tij të thotë atë që mendon kur pyetet lidhur mua”, shkruan Rama ne Facebook.

ana

Më herët ambasadori amerikan u shpreh se ““Kryeministri duhet të flasë në emrin e tij dhe ne do të flasim në emrin tonë. Ne jemi duke i shqyrtuar pretendimet që janë ngritur në lidhje me vëllain e Ministrit Xhafaj”. Reagimi i diplomatit amerikan vinte si përgjigje ndaj asaj që ishte shprehur Rama në Kuvend, se nëse ministri Fatmir Xhafaj do të ishte përgjegjës për vëllain e tij të dënuar për trafik droge, me siguri që do të kishte folur edhe ambasadori amerikan. 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI