Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Foto e 1992/ Shikoni si i kishte muret e shtëpisë Edi Rama

Lapsi.al 11 May 2018
Foto e 1992/ Shikoni si i kishte muret e shtëpisë Edi Rama

Në galerinë “Zeta” në Tiranë, çelet ekspozita e ideuar nga Hubert Lobnig, një fotograf austriak që vendin tonë e vizitoi për herë të parë në vitin 1992. Lobnig sjell foto të atyre viteve, mes të cilave dallojnë ato që tregojnë kryeministrin e sotëm, Edi Ramën. Në atë kohë Rama ishte pedagog në Akademinë e Arteve dhe dhomën e ndenjies e kishte edhe studion e tij.

Foto më lart është bërë gjatë një vizite që Lobnig bëri në shtëpinë e Ramës në vitin 1992. Muret janë të shkruar dhe të bojatisur me shprehje, vargje apo citime të ndryshme. Vetë Rama ka pozuar me dy shkronja në sfond W.C, megjithëse nuk është e qartë nëse pas tij është tualeti i shtëpisë.

Kjo është një nga fotot e rralla brenda një prej shtëpive të Edi Ramës. Nga vila e tij në Surrel, kryeministri nuk ka preferuar të ndajë asnjë imazh me publikun, zgjedhje që e ka shtuar më shumë kuriozitetin e mediave. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI