Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Kushtetuesja në krizë, një tjetër gjykatës në veting të hënën

Lapsi.al 6 May 2018
Kushtetuesja në krizë, një tjetër gjykatës në

Një tjetër anëtar i Gjykatës Kushtetuese do të paraqitet të hënën paradite përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për t’iu nënshtruar Vetting-ut. Fatmir Hoxha është Gjyqtari katërt i Kushtetueses që paraqitet përpara Komisionit të Vetting-ut për t’iu nënshtruar testit të pasurisë, integritetit personal dhe profesionalizmit.

Më parë, përpara trupës Gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit janë paraqitur Fatos Lulo, Altina Xhoxhaj dhe Vitore Tusha. Lulo dhe Xhoxhaj nuk arritën të kalonin testin e Pasurisë, duke u shkarkuar nga detyra. Ndërkohë kolegia e tyre Vitore Tusha kaloi me sukses testin e pasurisë, të figurës dhe të aftësisë profesionale. Ajo është e vetmja gjyqtare që ka kaluar deri tani sitën e Vetting-ut.

Një rrëzim i mundshëm i Fatmir Hoxhës do të thellonte edhe më tej krizën e paprecedentë në të cilën është përfshirë aktualisht Gjykata Kushtetuese, e cila praktikisht numëron vetëm katër anëtarë dhe e ka krejtësisht të pamundur të kryejë funksionin e vet.

Trupi Gjykues i KPP që do të japë vendimin për gjyqtarin e kushtetueses Fatmir Hoxhës përbëhet nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari, dhe Alma Faskaj.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI