Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Anketa: Grekët na shohin si armiq, Shqipëria e dyta pas Turqisë

Lapsi.al 6 May 2018
Anketa: Grekët na shohin si armiq, Shqipëria e dyta pas Turqisë

Opinioni publik grek shfaqet intensivisht i trazuar dhe në mëdyshje për sa i përket zhvillimeve të fundit në lidhje me Turqinë, të cilën e e konsideron një fqinj armik, por një pjesë e konsiderueshme e tij shfaq thuajse të njëjtin mendim edhe për fqinjët e tjerë të Greqisë

Në një sondazh të publikuar nga gazeta “Ethnos” e së dielës, 87% e grekëve cilësojnë Turqinë armikun numrin 1 të vendit dhe 63% shprehin frikën për mundësinë e një incidenti të “nxehtë” mes dy shteteve.

Të pyetur nëse konsiderojnë shtet armik dikë prej fqinjëve, përveç Turqisë për të cilën thonë “po” shumica dërrmuese, pozitivisht i janë përgjigjur pyetjes për Shqipërinë, 47% e të intervistuarve dhe 45% për ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, ndërsa një pakicë e vogël prej 10% ndan të njëjtin mendim për Bullgarinë.

Ndaj pyetjes se sa gjasa ka të kërcënohet integriteti territorial nga fqinjët, për Shqipërinë janë përgjigjur “po” vetëm 27% dhe 63% “jo”. Në të njëjtat përqindje thuajse janë përgjigjet edhe për ish-Republikën Jugosllave, ndërsa kur vjen fjala për Turqinë 78% e grekeve ndjehen të kërcënuar nga fqinji lindor.

Sipas sondazhit nëse këto vende do të integrohen në BE, 56% e grekëve beson se do përmirësohet qëndrimi i Shqipërisë ndaj Greqisë dhe po ashtu edhe i Maqedonisë, ndërsa për Turqinë më shumë se 64% mendojnë se kjo nuk do të ndodhë.

Gjithashtu shtatë ndër dhjetë grekë mendojnë se diplomacia duhet të jetë mjeti kryesor i ushtrimit të politikës së jashtme, ndërkohë që 82% vleresojnë se bashkëpunimi mes vendeve ballkanike do të përmirësojë nivelin e jetesës në rajon.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI