Flash

Burri i djegur në Fushë-Krujë/ Policia e Kosovës: Familjarët denoncuan zhdukjen më 4 maj

Lapsi.al 6 May 2018
Burri i djegur në Fushë-Krujë/ Policia e Kosovës:

Policia e Kosovës ka konfirmuar se emri i viktimës që u gjet i djegur dje në Fushë-Krujë është Xhafer Osmani. Mësohet se Osmani është nga fshati Pestovë i Komunës së Vushtrrisë, ndërsa më 4 maj dikush nga familjarët e kishte raportuar si të zhdukur në Polici.

Xhafer Osmani gjatë ditës së djeshme është gjetur i djegur brenda veturës në fshatin Derven të Fushë Krujës në Shqipëri.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Zahiti tha për Express se më 4 maj familjarët e kanë raportuar si të zhdukur një person me identitetin e njëjtë me trupin e pajetë që u gjend dje në Fushë-Krujë. Dyshohet se bëhet fjalë për të njëjtin person.

“Më 4 maj, në orët e vona dikush nga familjarët e ka raportuar si të zhdukur në polici një person dhe dje e kanë gjetur në Fushë-Krujë dyshohet që bëhet fjalë për personin e njëjtë”, tha Zahiti. Ky i fundit po ashtu ka konfirmuar se identiteti i viktimës është Xhafer Osmani.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI