Flash

FOTO/ Si ndodhi atentati ndaj shqiptarit në Athinë: Sa u ula në një pikë bastesh...

Lapsi.al 5 May 2018
FOTO/ Si ndodhi atentati ndaj shqiptarit në Athinë: Sa u ula në

Mediat greke hedhin dritë mbi atentatin që iu bë të premten një të riu shqiptar në Athinë. Sipas tyre, dy persona të maskuar kanë qëlluar ndaj shqiptarit 38-vjeçar me inicialet M.E, i cili punonte si hidraulik. Sipas dëshmisë së dhënë nga shqiptari për policinë greke, ngjarja ka ndodhur brenda një pike bastesh, pak pasi ai ka pirë një kafe me mikun e tij.

“Isha me një mik në sheshin “Viktoria” ku pimë kafe, pranë shtëpisë sime. U ndava nga ai dhe hyra në një pikë bastesh. Zakonisht shkoj te një pikë që ndodhet në rrugën Heyden. U futa brenda dhe u ula në një karrige.

Në një fraksion sekonde pashë një njeri që hapi derën, ndërsa jashtë dyqanit po priste një tjetër, në një makinë. Të dy me fytyrë të mbuluar. Personi që u fut brenda, mbante një armë në dorë dhe nisi të qëllonte te këmbët e mia. Pas këtij momenti u largua me makinë”,- mësohet të ketë dëshmuar shqiptari.

Ai i ka shpëtuar atentatit vetëm me disa plumba në këmbë. Mësohet se ai është i martuar, ndërsa bashkëshortja jeton në Shqipëri. Që prej vitit 2016-të ai kishte shtetësi greke.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI