Flash

PD: Si ka mundësi që Tahiri shëtit ende i lirë?!

Lapsi.al 5 May 2018
PD: Si ka mundësi që Tahiri shëtit ende i lirë?!

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj reagoi në lidhje me mandatin e ish- ministrit Saimir Tahiri.

Ai u shpreh se dy ditë pasi Tahiri, me marrëveshje me Ramën hoqi dorë nga mandati i deputetit ai vazhdon të jetë i lirë. Alibeaj thekson se në këto 6 muaj, Edi Rama shkatërroi reformën e drejtësisë, duke e rrëmbyer si një kriminel i vërtetë, Prokurorin e Përgjithshëm dhe duke e vendosur nën këmbë Drejtësinë.

Reagimi

"Nuk ia dorëzoi drejtësisë, 6 muaj më parë, duke iu bërë barrikadë me imunitetin. Në këto 6 muaj, nuk ia dorëzoi drejtësisë Saimir Tahirin, më justifikimin se nuk kishte prova dhe ndërkohë shkatërroi çdo provë që do të inkriminonte ministrin e tij të preferuar dhe atë vet. E në fakt si Ponc Pilati, nuk lan dot duart nga këto 4 vjet të kanabizimit të Shqipërisë, të kthimit të saj në Far West-in kriminalitetit shqiptar sado të përpiqet që me skenarë filmash të mashtrojë shqiptarët dhe mbarë botën. E ndërsa teatri mes regjisor ER dhe aktor ST vazhdon të shfaqet në media, ministri i Brendshëm aktual, Agron Xhafaj po vë në zbatim një plan po kaq kriminal sa kanabizimi i Shqipërisë. Ministri gënjen duke bërë fushata nëpër rrethe duke lajmëruar nxjerrjen e Shqipërisë nga harta e drogës, por nuk sheh dhe dëgjon lajmet për tonelatat e drogës Made in Albania në brigjet italiane apo greke", tha Alibeaj.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI