Flash

FOTO/ Përplasen tre makina në Rrugën e Kombit, 6 të plagosur

Lapsi.al 5 May 2018
FOTO/ Përplasen tre makina në Rrugën e Kombit, 6 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 14:30 të së shtunës në aksin rrugor Rrëshen - Milot. 3 automjete janë përplasur duke shkaktuar të paktin 6 të plagosur, 3 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se janë përplasur një Volkswagen me targë KS 01-994 IG me drejtues F.S., një Opel me targë KS 03-272 FI me drejtues F.N. dhe një Benz me targë AA 254 OH me drejtues F.L.

Sipas policisë është plagosur drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit Volkswagen, si dhe një nga pasagjerët e mjetit Opel, të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Të lënduar kanë mbetur edhe  3 pasagjerë në mjetin tip Opel (ndër ta 2 fëmijë), të cilët ndodhen në spitalin e Rrëshenit për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI