Flash

Berisha: Mbledhja e të dhënave të pacientëve akt i pashembullt i Ramës

Lapsi.al 6 May 2018
Berisha: Mbledhja e të dhënave të pacientëve akt i

Mbledhjen e të dhënave të pacientëve, përfshirë numrin e identifikimit, Sali Berisha e quan një akt të pashembullt në histori.

Ai thotë se të dhënat e fshehta intime shëndetësore, mjekësore të qytetarëve përbëjnë sekret mjekësor dhe personal që nga koha e Hipokratit.

Për Berishën, një kërkesë të tillë nuk e kanë bërë ndonjëherë as dhe diktatorët më mizorë në histori.

STATUSI I BERISHËS: 

Akt prej skizofreni maniakal!

Të dashur miq, manjaku skizofren dhe ndrikulla e tij si ai në krye të shëndetësisë, në një akt të pashembullt në histori kërkojnë të mbledhin të dhënat e fshehta intime shëndetësore, mjekësorë të qytetarëve shqiptarë, të cilat përbëjnë sekret mjekësor dhe personal që nga koha e Hipokratit deri sot. Ky akt superpolicesk dëshmon dhe një herë se për skizofrenin në krye të qeverisë qytetarët e sëmurë të këtij vendi janë thjesht skllevër apo kafshë eksperimentale, për të cilët ky maniak ka të drejtë të dijë çdo të fshehtë intime të trupit, shëndetit, sëmundjeve të tyre.

Një kërkesë të tillë nuk e kanë bërë ndonjëherë as dhe diktatorët më mizorë në histori. Kjo kërkesë dëshmon rrezikun e jashtëzakonshëm që paraqet për qytetarët shqiptarë paranojaku në krye të qeverisë së tyre, dhe është një apel për çdo shqiptar që të flakim sa më parë nga pushteti kalbësirën e tij!

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI