Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Arrestimet e protestuesve në Rusi, reagojnë BE dhe aktivistë për të drejtat e njeriut

Lapsi.al 6 May 2018
Arrestimet e protestuesve në Rusi, reagojnë BE dhe aktivistë

Qeveritë ndërkombëtare dhe aktivistë të të drejtave të njeriut kanë reaguar ndaj arrestimeve të protestuesve në Rusi që kundërshtuan mandatin e katërt të presidentit Vladimir Putin.

Arrestimet masive në gjithë Rusinë dhe brutaliteti me të cilin janë trajtuar protestuesit që po mbështesin opozitën e udhëhequr nga Alexei Navalny, bëri që shtetet e Evropës të reagojnë. Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Amnesty International tha se përfaqësuesit e saj panë grupin e njohur “Kozakët" që godisnin protestuesit me grushte ndërsa Policia vetëm po i shikonte dhe nuk po reagonte.

Pavel Chikov, kreu i shoqatës për të drejtat e njeriut Agora, tha për AFP se disa dhjetëra njerëz morën plagë, kryesisht hematoma, dhe disa prej tyre u kthyen te grupi i tij për ndihmë.

Mijëra protestues dje janë lënduar dhe shumë prej tyre arrestuar pasi dolën për të penguar inaugurimin e Putinit për mandatin e tij të katërt presidencial në Kremlin. Protesta ishte mbarëkombëtare dhe po mbahej në të gjitha qytetet e Rusisë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI