Flash

Vlahutin apel nga Lezha: Mos ikni nga vendi për azil, Shqipëria është pjesë e Europës

Lapsi.al 4 May 2018
Vlahutin apel nga Lezha: Mos ikni nga vendi për azil, Shqipëria

Ambasadorja e Bashkimit Evropian Romana Vlahutin ka qenë sot në Lezhë, ku bashkë me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj ka marrë pjesë në Forumin e Sigurisë. Ajo ka zgjedhur këtë aktivitet për t’i bërë thirrje qytetarëve të mos ikin nga vendi për të kërkuar azil pasi është humbje kohe dhe kosto për ta.

“Shqipëria nuk ka nevojë të shkojë në Europë, pasi ajo është në hartën e Evropës. Një thirrje nëse mendoni të gjeni ndonjë mënyrë tjetër për të lëvizur nga vendi mos e bëni përmes idesë që të kërkoni azil. Mos ikni nga vendi për azil. Azilkërkimi është për ata njerëz që kanë kaluar përndjekje të tmerrshme, si ata që kanë ikur nga Siria e Afganistani. Mos ju besoni atyre që ju japin ide të tilla për të punuar se është humbje kohe dhe kosto”, - tha Vlahutin.

Ambasadorja e BE-së gjithashtu iu kërkoi qytetarëve të denoncojnë abuzimet si dhunën ndaj grave, ashtu edhe ndaj fëmijëve apo rasteve të tjera. Vlahutin iu kërkoi qytetarëve të kenë besim tek policia për të denoncuar rastet e paligjshme.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI