Flash

U aksidentua minatori, arrestohen inxhinieri dhe tekniku në Bulqizë

Lapsi.al 4 May 2018
U aksidentua minatori, arrestohen inxhinieri dhe tekniku në Bulqizë

Arrestohen nga policia një inxhinier dhe një teknik i minierës pas aksidentimit në punë të një punëtori ditën e djeshme. Të arrestuar janë Jakup Gurra 61 vjeç, banues në Tiranë me detyrë inxhinier, drejtues teknik miniere dhe Nerim Livani 57 vjeç, banues po në Tiranë me detyrë teknik miniere.

Dje në galerinë nr. 10 gjatë punës në galeri është aksidentuar duke marrë dëmtime në kokë punonjësi me inicialet B.P. 48 vjeç, (vagonist në minierë), i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Pas hetimeve u arrestuan inxhinieri dhe tekniku për veprën penale "Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë". Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Dibër, për veprën penale " Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë".

Të këshilluara

Plagosja në Bilisht, policia jep detaje

45-vjeçari që mbeti mbrëmjen e sotme i plagosur rëndë në qendër të Bilishtit është identifikuar si Erjon Çollaku. Ai mori një plumb nw bark nga 50-vjeçari me...

22:19

Atentat një personi në qendër të Bilishtit

Një person është plagosur me armë zjarri në Bilisht mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit i dhe plagosuri është 39-vjeçari Erion Çollaku, i ...

22:08

Berisha: Rama ka mbushur poturet nga Tahiri

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se kreu i qeverisë është trembur pas deklaratës së dorëheqjes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Nuk një koment të...

21:46

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI