Flash

Tahiri: S'më shqetëson edhe sikur Rama të jetë bërë bashkë me të tjerët kundër meje

Lapsi.al 3 May 2018
Tahiri: S'më shqetëson edhe sikur Rama të jetë

Ish-ministri Saimir Tahiri është pyetur në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ nëse është edhe Edi Rama pjesë e atyre që siç tha Tahiri gjatë deklaratës për media, janë bërë të gjithë bashkë kundër tij.

“Nuk kam arsye ta mendoj që Rama është bërë bashkë me dikë kundër meje. Nuk më shqetëson edhe sikur të jetë kështu. Unë e sqarova se cilët janë ata që janë bërë bashkë kundër meje. Ka patur një aleancë që e kam quajtur ‘Fronti i së Keqes’, për të penguar punën time. Me Ramën as kam një marrëveshje dhe as më duhet. Të vërtetën time as ma blen e as ma shtet njeri, përfshi edhe Edi Ramën. Saliu, Meta dhe Luli kanë mbijetuar me marrëveshje, duke mbrojtur njëri-tjetrin. Unë nuk e di ç’bën Edi Rama dhe as më intereson”, u shpreh Tahiri.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI