Flash

PS distancohet nga vendimi i Tahirit: Eshtë çështje mes tij dhe drejtësisë!

Lapsi.al 3 May 2018
PS distancohet nga vendimi i Tahirit: Eshtë çështje mes tij dhe

Për të mohuar hamendësimet se ka një marrëveshje në distancë mes Saimir Tahirit dhe Edi Ramës edhe për lënien e mandatit, ka reaguar kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

“Vendim tërësisht personal i Saimir Tahirit që e respektojmë tërësisht dhe dua të ripërsëris atë që kemi thënë këtu e 6 muaj më parë, që kjo është një çështje tërësisht mes Saimir Tahirit dhe drejtësisë.

As e jona, dhe kurrësesi e kësaj opozite gojështhurur që në çdo mundësi që i jepet gjen argumenta për të ndërtuar baltën e radhës ndaj punës së rëndësishme që ka imazhi i Shqipërisë në rrugën drejt hapjes së negociatave", tha Balla.

Dorëzimi i mandatit të deputetit nga Saimir Tahiri në këtë moment, pasi u përpoq ta ruajë dy javë më parë, ka ngritur shumë pikëpyetje. Shpjegimi që i bën opozita është se vendimi u mor pas presionit nga Gjermania, por që gjithsesi është pasojë e një marrëveshjeje me Ramën.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI