Flash

Tahiri la mandatin e deputetit, a do të kërkojë Prokuroria e Krimeve të Rënda arrestimin e tij?

Lapsi.al 3 May 2018
Tahiri la mandatin e deputetit, a do të kërkojë Prokuroria e

Pak minuta më parë ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri hoqi dorë nga mandati i deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe tha se ishte qytetar i lirë i gatshëm për të pritur të vërtetën dhe drejtësinë e tij para gjykatës.

Por çfarë do ndodhë me të? A do kërkojë Prokuroria e Krimeve të Rënda arrestimin? Fillimisht pritet që mandati i tij të shkojë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

KQZ duhet të pranojë dorëheqjen dhe të konstatojë përfundimin e mandatit për deputetin Saimir Tahiri. Pas kësaj, nëse prokuroria e vlerëson për një arrest të mundshëm të tij, atëherë mund të veprojë me “urdhër arrest” dhe më pas ky urdhër të vlerësohet nga gjykata.

Ndërkohë mësohet se Prokuroria për Krimet e Rënda do ta thërras ish-ministrin e Brendshëm për një seancë pyetjesh. Pritet që Tahiri javën e ardhshme do të pyetjet për lëvizjet e tij në Greqi dhe në Itali me makinën që ua kishte shitur Habiljajve.

Të këshilluara

Tahiri dorëzon mandatin e deputetit

Saimir Tahiri ka hequr dorë nga mandati i deputetit për tu përballur si qytetar i thjeshtë me hetimet që kanë nisur ndaj tij për përfshirje në trafikun e drogës...

10:50

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI