Flash

Tahiri sulmon Fatmir Xhafajn: Eshtë tmerr, kur e degjon të vjen të ikësh nga Shqipëria!

Lapsi.al 3 May 2018
Tahiri sulmon Fatmir Xhafajn: Eshtë tmerr, kur e degjon të vjen

E ka treguar hapur mllefin dhe pakënaqësinë Saimir Tahiri për pasardhësin e tij në detyrë, Fatmir Xhafajn. Ministrin e Brendshëm, Tahiri e ka sulmuar për faktin që del në media duke numëruar bandat dhe grupet kriminale dhe për vetingun në polici.

"Tani bëjnë dhe vettingun e policëve të shkretë, që ç'nuk kanë parë 30 vite nga politika. Shumë mirë, të pastrohet policia. Unë jam shumë dakort. Po kjo nuk bëhet as brenda ditës, as me veting. Se ata 1300 policë që janë larguar nga puna sa unë shërbeva në detyrë, për korrupsion, për shkelje të ligjit, për ishin shenja më e mirë e vullnetit për ta bërë po këtë nuk e thotë njeri. Po unë pyes: Pse nuk e filluam nga vetja ne Vettingun? Deputetë, ministra, zv.ministra, drejtorë. Pas gjyqtarëve, prokurorëve pse nuk e filuam nga vetja ne? Nga politika... Unë po gjykohem dhe hetohem dhe kjo është kaluar vettingut..." u shpreh Tahiri, që vazhdoi të sulmojë Fatmir Xhafajn për fjalimet që mban në Forumin e Sigurisë.

"Ministri i Brendshëm, numëron bandat në televizor. Një tmerr që të largohesh dhe të marrësh valixhet. ka më shumë kriminelë në Itali, po askush nuk flet kështu. Ka më shumë krimenelë në Greqi po askush nuk flet kështu. Ka më shumë vrasje, drogë, prostitucion, kriminalitet në çdo vend të Europës, por askush nuk ia nxin faqen vendit të vet në këtë mënyrë" u shpreh Tahiri.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI