Flash

Rama flet për Saimir Tahirin: Nuk ma kërkuan në Gjermani arrestimin e tij

Lapsi.al 3 May 2018
Rama flet për Saimir Tahirin: Nuk ma kërkuan në Gjermani

Pak minuta pasi Saimir Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit, kryeministri Edi Rama u shfaq në parlament i qeshur me një fjalim që zgjati rreth 20 minuta në sallën gjysëm bosh, për të thënë se arrestimin e Tahirit nuk ia kërkuan në Gjermani.

Rama ironizoi fjalën e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spahos për të thënë edhe njëherë tjetër se është e pamundur që në Gjermani t’i kenë kërkuar arrestimin e Tahirit, duke qenë se sistemi i drejtësisë është i ndarë nga ekzekutivi.

“Profesori (Edmond Spaho) tha këtu me të gjihë kompetencën që e karakterizon dhe si të ishte një njeri që nuk gdhihej e ngrysej nën qiellin pa çati të SHQUP-it po gdhihej e ngrysej në kancëlarinë gjermane tha se “Pa u futur në burg Saimir Tahiri, na paska thënë Gjermania, s’ka të ardhme për Shqipërinë”.

Ndërkohë që pjesa e vetme e diskutimit në komisionet e Bundestagut për të shpjeguar lidhur me Shqipërinë ishte pjesa ku gjermanisht, unë dëgjova ato që kemi dëgjuar këtu, shqip, 4 vjet. Sepse është normale. Për një parlamentar, grup parlamentar në Gjermani dhe në Europë të arrijë në atë nivel kuptimi që duhet të ketë një i huaj, kur ndeshet me baltën e eksportuar nga Tirana.

Është shumë e vështirë të arrijë, duke qenë edhe një grup miqsh të këtyre, në atë nivel kuptimi që të besojnë se këta janë baba e rrenës dhe nona e shpifjes” u shpreh kryeministri, duke iu referuar opozitës.

Të këshilluara

Tahiri dorëzon mandatin e deputetit

Saimir Tahiri ka hequr dorë nga mandati i deputetit për tu përballur si qytetar i thjeshtë me hetimet që kanë nisur ndaj tij për përfshirje në trafikun e drogës...

10:50

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI