Flash

Berisha për dorëzimin e mandatit: Atë që nuk e bëri dot parlamenti, e bëri Saimir Krimi!

Lapsi.al 3 May 2018
Berisha për dorëzimin e mandatit: Atë që nuk e bëri dot

Duke folur jashtë sallës së parlamentit, ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se BE-ja nuk kërkon kokën e Saimir Tahirit, por kërkon kokën e Edi Ramës. Pasi opozita braktisi kuvendin, ish-kryeministri Berisha tha se atë që nuk e bëri dot parlamenti, e bëri vetë Saimir Tahiri, si dëshmi e forcës së krimit.

"Dorëzimi i mandatit është dëshmi e forcës së krimit, atë që nuk e bëri dot parlamenti e bëri Saimir Krimi. Një takim i fshehtë është bërë në një spital privat të tiranës. Në atë takim janë bërë edhe premtime për kulla. I treti ishte Lal Plehu. E ka marrë vesh gjithë Shqipëria. Por asgjë nuk ndryshon nëse njeriu që flet tani në parlament dhe që mashtron shqiptarët dhe që udhëton në Europë ku i bojkotojnë darkat sikur të ishte Kim Jong Un, njëriu të cilit i ka dalë boja si psikopat dhe lider toksik dhe i ftoj shqiptarët të lexojnë zhvillimet më interesante në fushën e psikologjisë janë kualifikimi i liderëve si Rama në grupin e liderëve toksik" u shpreh Berisha, që përmendi ngarkesat e kokainës që sipas tij të çojnë tek vëllai i kryeministrit, tek Olsi Rama.

Të këshilluara

Tahiri dorëzon mandatin e deputetit

Saimir Tahiri ka hequr dorë nga mandati i deputetit për tu përballur si qytetar i thjeshtë me hetimet që kanë nisur ndaj tij për përfshirje në trafikun e drogës...

10:50

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI