Flash

Visjan Ukcenaj flet për Portokalli-në,'Altin Basha ma punoi'

Lapsi.al 25 March 2018
Visjan Ukcenaj flet për Portokalli-në,'Altin Basha ma punoi'

Visjan Ukcenaj, aktori i apratameniti 2xl zbuloi për herë të parë në Ora News se karrierën e tij e ka nisur me Portokallinë, por gjërat nuk kishin shkuar mirë.

“Unë kam qenë në Portokalli në 2007 dhe jam futur në skenë, ka qenë dhe Agroni, se kam thënë asnjëherë këtë në televizion po e them tani për herë të parë meqë jemi në BOOM.

Dhe dola, atëherë Agron Llakaj, e kishte bërë që aktorët të dilnin nga publiku, dhe unë punoja bashkë me një nga Elbasani, sa kisha mbaruar gjimnazin.

Punuam materialin një muaj e ca, prita unë të më vinte rradha dhe dola. Kush do bëjë një barcaletë, se kështu na fusnin atëherë, këta të dështuarit hajt ti testojmë po kërcitën mirë, po nuk kërcitën ec në shtëpi.Dal aty, kisha mësuar materialin, kisha punuar një muaj e gjysmë dhe më dukej sikur kisha ikur në Hollivud dhe po merrja Oskar.

Dal në skenë, e bëj numrin dhe kishte shumë reagime, atëherë ishte Portokallia tek ish-Ekspozita. Më pyet Goni mua, sapo kisha konkuruar dhe në Akademi, sepse nuk kam fituar një vit në Akademi.Më pyet Agroni çfarë bën ti? I thashë, kam konkuruar në Akademi dhe se kam fituar. Po pse, tha, kush janë këta plehrat që nuk ta dhanë? E tha në një mënyrë më të moderuar. Se ti e meriton. Po ja, i thashë, nuk ma dhanë. Çfarë ti bëj. Më duartrokiti publiku dhe u ula.

Prit të dielën unë, kisha lajmëruar gjithë fisin, ku janë, ku nuk janë. Del Visjani, babi, del çuni në Portokalli. Prit të dielën (tregon krahun).Të dielën Altini e kishte prerë materialin dhe unë u shokova, u mërzita shumë. Shkoj të hënën që fillonin këta provat, shkoj atje dhe i them çfarë ka ndodhur? Ishte nervoz direkt dhe tha: Pse ti do të bësh propagandë për tu futur në Akademi me Portokallinë?

Unë nuk bëra propagandë, i thashë, më pyetën çfarë ke bërë? I thashë kam konkuruar dhe nuk e kam fituar. Jo, tha, mbaro shkollën njëherë pastaj flasim. Kjo është dalja e parë në Portokalli, e hëngra një kështu dhe më ka bërë mirë. Më mirë avash avash gjërat, e mira do vijë.”

Të këshilluara

Paris Hilton humbet unazën 2 milion dollarëshe

Paris Hilton pësoi humbjen e simbolit të dashurisë ndërkohë që kërcente në një klub në Miami mbrëmjen e kaluar. Bëhet fjalë për “super” unazën që Chris Zylka i ...

16:25

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI