Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Paris Hilton humbet unazën 2 milion dollarëshe

Lapsi.al 24 March 2018
Paris Hilton humbet unazën 2 milion dollarëshe

Paris Hilton pësoi humbjen e simbolit të dashurisë ndërkohë që kërcente në një klub në Miami mbrëmjen e kaluar. Bëhet fjalë për “super” unazën që Chris Zylka i ka propozuar asaj me diamantin në formë dardhe  e që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me vlerën marramendëse prej 2 milionë dollarësh…

Mund ta imagjinojmë sjelljen e pakontrolluar të Paris pasi kuptoi që kishte humbur unazën që po gëzonte në gishtin e saj prej pak kohësh dhe sigurisht që edhe rëndësia që iu dha gjetjes së saj nga punonjësit e sigurisë së klubit nuk mund të mos ishte maksimale.

“Ishin orët e para të mëngjesit dhe ajo ishte në panik, u bë një gjëndje e pashpjegueshme dhe të gjithë ishin duke kërkuar poshtë tavolinave, karrigeve e në këmbët e njerëzve”, është shprehur një prej punonjësve të sigurisë. “ Nuk kishte mbetur vend tjetër për të kërkuar përveç kovës së akullit e pikërisht aty, diamanti shkëlqente po njësoj…” – ka shtuar ai.

Hilton e ka përshkruar vazhdimisht vlerën e unazës si gjënë më të bukur që ka parë ndonjëherë dhe është e dashuruar me të, po aq sa edhe me të fejuarin e saj.

Sipas burimeve, ajo ka shpërthyer në lot pasi është ribashkuar me unazën e saj duke e  rivendosur atë sërish në gisht e me premtimin se kurrë nuk do të ndaheshin më nga njëra- tjetra.

Në lidhje me këtë ngjarje aspak të gëzuar, Hilton nuk ka postuar asgjë në rrjetet e saj sociale e duket se disa mbrëmje të këqija thjesht nuk janë për Instagram…

Të këshilluara

Ilary Blasi heq dorë nga "Grande Fratello"

Nëse thua “Grande Fratello”, ke thënë bashkë me të edhe Ilary Blasi. Një nga imazhet më të njohur të ekranit italian dhe i pari imazh sa herë nis reality show, ...

18:27

Djali i William Levy "çmend" fansat

William Levy mbetet prej vitesh fiksimi i vajzave që kanë ndjekur telenovelat e famshme latine ku ai ka qenë gjithnjë protagonisti kryesor. Jeta private ...

17:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI