Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Ema Andrea:Më kanë mbajtur jashtë teatrit, dihet se kush është drejtori

Lapsi.al 25 March 2018
Ema Andrea:Më kanë mbajtur jashtë teatrit, dihet se kush

Aktualisht janë shpallur kandidaturat për Drejtorin e Teatrit Kombëtar. Në garë me Genci Fugën, Laert Vasilin e Hervin Çulin është dhe Ema Andrea. Në fakt Ema nuk ka qenë asnjëherë pjesë e kastit të aktorëve të Teatrit Kombëtar. Për këtë ajo ka folur këtë të shtunë në emisionin “Thumb”.

“Mua personalisht nuk më kanë pranuar kurrë në Teatër Kombëtar. Vitet që kam mbaruar unë shkollën doja të emërohesha por për 1000 motive komuniste unë kam mbetur jashtë. Nuk kam qenë e patalentuar. Kam mbetur jashtë nga institucioni, nga drejtuesit dhe nga shumë artistë. Jam afër së vërtetës, 70 vjeç do i them të gjitha. Unë nuk ëndërroj të jem drejtoreshë e asgjëje. Teatri vazhdon të jetë një formë e jashtme për të cilën nuk po bëhen ndryshime. Unë do të isha drejtoreshë teatri jo e politikës por e kam të humbur. Sepse pak ditë pas  kandidaturës sonë ata që kanë në dorë përzgjedhëzin kanë shpallur krenarinë e tyre mbi administrimin e deritanishëm të Teatrit Kombëtar. Por unë nuk tërhiqem se nuk dua të thonë se iku për këtë arsye.”,- ka rrëfyer Ema.

Të këshilluara

Jennifer Aniston rikthehet me Brad Pitt (Foto)

Pas lajmit të bujshëm që Jennifer Aniston i dha fund martesës së saj  me Justin Theroux shumë arsye në lidhje me këtë divorc filluan të përfliteshin . Një ndër ...

14:31

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI