Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Pas flirtit në "Brit Awards", Dua dhe Calvin Harris në bashkëpunim

Lapsi.al 23 March 2018
Pas flirtit në "Brit Awards", Dua dhe Calvin Harris në

Këngëtarja nga Kosova, Dua Lipa është në kulmin e suksesit dhe gjithë vëmendja e mediave është tek ajo. Pas disa këngëve të suksesshme, ajo pritet që shumë shpejt të vijë me një bashkëpunim të ri. Bëhet fjalë për një bashkëpunim me DJ e famshëm Calvin Harris.

Harris ka postuar një mesazh të fshehtë në Tweeter, i cili kur skanohet lexon “Calvin Harris & Dua Lipa, One Kiss”. Pas Brit Awards u përfol kudo në media, se Calvin dhe Dua ishin gjatë gjithë mbrëmjes duke flirtuar me njëri-tjetrin. Ata ishin gjithë kohën të qeshur dhe po ia kalonin shumë mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit, dhe të gjithëve iu ra në sy.

“Dua i kishte kaluar duart rreth qafës së Calvin, pa u shqetësuar se kush po e shikonte. Ata kanë qenë duke shkëmbyer mesazhe që prej asaj dite”, - tregon një burim për The Sun. Të gjithë janë duke menduar se mes tyre ka diçka dhe fansat e tyre janë në pritje të bashkëpunmit.

Të këshilluara

Sia rikthehet fuqishëm me David Guetta (VIDEO)

Fituesi i çmimit Grammy, David Guetta ka sjellë edhe një bashkëpunim me këngëtaren e njohur Sia. “Flames” është kënga e tyre më e re, të cilën për herë të pa...

11:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI