Flash

Si dukej Rudina Magjistari para 15-të vitesh (Foto)

Lapsi.al 22 March 2018
Si dukej Rudina Magjistari para 15-të vitesh (Foto)

Mund të mos e pëlqesh gjithmonë, mund të të duket herë shumë klasike, herë tradicionale, ashtu si edhe herë moderne e më e guximshme, por asnjëherë nuk mundet t’i kalojë kornizat që Rudina ia ka vënë vetes prej vitesh. Si edhe në fillimet e saj, është kujdesur që të bëjë televizion me programet dhe përmbajtjen e tyre, ndaj, nëse do t’i gjykosh veshjen, bën gabim që në fillim.

Si një prej personazheve që numëron dekada në ekran, Rudina Magjistari, në vitet e para të karrierës së saj, edhe me vitet e rinisë, ka guxuar më shumë me stilin. Shumë prej atyre që e kujtojnë, mbajnë mend, me siguri, edhe spektaklet në të cilat Rudina guxonte me veshjen.

Sot, pas më shumë se 20-vjetësh nga ky rrugëtim artistik, është e natyrshme që Rudinën, ashtu si shumë personazhe të tjerë të njohur që janë bërë pjesë e ekranit në moshë shumë të re, t’i gjykosh ndryshe, qoftë edhe nga veshja.

Vetë Rudina i ka të rralla postimet virtuale me foto e video nga programet e saj të hershme, por kur kjo ndodh, i gjithë rrjeti shpërthen në komente.

Po këto foto? Është po ajo Rudina që njohim e ndjekim çdo ditë nga ekrani, por shumë vite më parë. Gjatë spektaklit “Maratona e Këngës Popullore” moderatorja përfitonte nga rasti edhe të pozonte para aparatit me veshje krejt të ndryshme nga ato të studios që ka sot.

Fustanet e gjatë, transparentë e paksa provokues, janë vetëm një element i dukshëm në veshjet e Rudinës, por gjithçka duket në përshtatje të plotë me natyrën e programit që prezantonte, madje shpeshherë duke zgjedhur edhe kombinime me veshje tradicionale.

Fotot e papublikuara më parë, të sjella nga “Metropol24” janë bërë sot virale për të rikujtuar imazhin e njërës prej moderatoreve më të dashura të publikut.

Me apo pa analizë, stili i Rudinës, pa dyshim si edhe i shumë moderatoreve të tjera, në kohë dhe në vite ka ndryshuar dhe është rifreskuar.

Të këshilluara

Bebe Rexha suprizon fansat në Peru

Prej disa javësh Bebe Rexha ndodhet në Amerikën Latine, ku po mban koncerte në qytete e mëdha si Brazili, Peru, Sao Paulo. Në fillim Bebe dhe skuadra e saj flut...

16:06

Vilma Masha drejt altarit

Vilma Masha një prej emrave më të pikatur në gazetarinë sportive. Prej vitesh njihet si një prej figurave kryesore të "Supersport" në Digitalb. Përveç prezantim...

14:16

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI