Flash

Çështja bëhet serioze: Digitalb mbron Ildën, deklaratë zyrtare kundër Muç Nanos

Lapsi.al 21 March 2018
Çështja bëhet serioze: Digitalb mbron Ildën,

Debati Mustafa NanoIlda Bejleri ka kaluar kufijtë e asaj që mund të quhet “hidh e prit” në portale. Ka qenë vetë “DigitAlb” që ka reaguar përmes një deklarate zyrtare, të transmetuar edhe në emisionin Top Show Magazine të kësaj të mërkure në Top Channel mbi këtë debat duke i konsideruar komentet e bëra nga Nano, “një formë sulmi të hapur personal kundrejt dy prej moderatoreve sportive”.

Në deklaratë thuhet ndër të tjera se debati është ngritur gabimisht nga “një joprofesionist i fushës dhe një moderatoreje, e cila në performancën e saj ka tri cilësi në ekran, gazetare, moderatore dhe imazh. DigitAlb vëren me keqardhje, që debati ka mangësi që në zanafillë”.

Platforma televizive me pagesë merr në mbrojtje Ildën se "nëse ka diçka për t’u kritikuar në veshjen, sjelljen, moderimin, gazetarinë, regjinë, cilësinë e transmetimit a të panelit, apo dhe të çfarëdo elementi tjetër të një emisioni, përgjegjësia është e medias përkatëse dhe debati e kritika duhet drejtuar drejt saj".

Për Ildën thuhet se ajo është njëkohësisht gazetare, moderatore dhe imazh duke shtuar se: “Gjykimi i vetëm njërit element të shkëputur nga të tjerët është thjesht dëshirë për protagonizëm, duke nxjerrë atë element jashtë së tërës”.

Megjithëse pa emër nuk mungojnë as shigjetat e DigitAlb kur shkruan se “televizioni shqiptar vuan nga mungesa e profesionistëve dhe zëvendësimi i tyre me surrogato në moshë të vonuar; vuan nga seksizmi pa profesionalizëm dhe imazhi pa përmbajtje; vuan nga gjithologët që flasin për gjithçka dhe që dalin në çdo studio, e së fundmi edhe si moderatorë programesh, e cila po bëhet një tendencë; nga varfëria e ideve të personaliteteve atelevizive; vuan nga të vjetrit që nuk i lënë vend të rinjve; por mbi të gjitha vuan sepse televizionin e bëjnë ata që nuk e njohin televizionin.

Për të tëra këto ka shumë nevojë për debat, veçse ky debat duhet të vijë nga profesionistët dhe ata që e njohin fushën. Një debat i nisur vetëm për audiencë personale dhe me sulme personale nuk i ndihmon askujt, madje as atij që e nis” – thuhet ndër të tjera në deklaratën e gjatë të DigitAlb.

Kujtojmë se gjithçka nisi nga një koment i gazetarit Mustafa Nano në emisionin e tij “Provokacija” Abc News i cili e konsideroi vulgare dhe të ekzagjeruar veshjen e gazetareve të Supersport, Ilda Bejlerit dhe Bora Zemani në drejtimin e emisioneve sportive. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Ariana Grande, në pritje të ëmbël

Këngëtarja ka që nga viti i kaluar që nuk ka bërë postime të reja ne Insagram,ndërsa për tre muajt e fundit ka munguar edhe për pozat në syrin investigativ të p...

16:11

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI