Flash

Saimir Pirgu në rolin kryesor të shfaqjes së Shakespeare në Spanjë

Lapsi.al 24 February 2018
Saimir Pirgu në rolin kryesor të shfaqjes së Shakespeare në

Historia më e famshme e dashurisë në letërsi e William Shakespeare rikthehet në Gran Teatre del Liceu, Spanjë, pas një mungese 32-vjeçare. Ky prodhim feston 200 vjetorin e lindjes së kompozitorit romantik francez.

Rolet e dy protoganistëve kryesorë të tragjedisë, vinë nën interpretimin e mrekullueshëm të tenorit shqiptar, Saimir Pirgu dhe Aida Garifullina, si dhe nën drejtimin e Josep Pons.

Tenori ka publikuar në rrjetin social Facebook një pjesë nga shfaqja, e cila është pritur mjaft mirë nga publiku.

Ka zgjatur për disa minuta me rradhë duartrokitja e publikut në Barcelonë, pas interpretimit tw “Romeo dhe Zhulietës”, në Teatro del Liceu nw 17 shkurt.

“Të gjitha vajzat e reja duan të jenë Juliette sepse e kuptojnë imazhin e këtij personazhi. Ajo është e butë dhe shumë e brishtë. Juliette me të vërtetë dëshiron të jetojë këtë jetë, të jetë e lirë dhe të bëjë atë që dëshiron.”- shprehet për mediat Garifullina.

Ndërsa tenori shqiptar, Saimir Pirgu gjatë intervistës së tij thekson: “Pjesa është e bukur. Ka diçka naive në të. Është shumë e bukur të dëgjosh”.

Shfaqja do të vijojë në Gran Teatre del Liceu në Barcelonë edhe në ditët në vijim.

Të këshilluara

Megan Fox: "Hollywood" moralisht i falimentuar

Aktorja e famshme Megan Fox beson se Hollywood është ‘moralisht i falimentuar’. 31-vjeçarja në një intervistë për E! News foli fjalë shumë të ashpra për indu...

19:24

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI