Flash

"Jeta ime në Kosovë", Dua Lipa rrëfehet për "Rollingstone"

Lapsi.al 24 February 2018
"Jeta ime në Kosovë", Dua Lipa rrëfehet për

Sot ajo është një nga këngëtaret më të suksesshme në botën e muzikës. Vetëm pak ditë më parë Dua Lipa , në ndarjen e çmimeve ‘Brit Awards’, rrëmbeu dy çmime nga pesë ku ishte nominuar .Por për këngëtaren duket se nuk ka qenë e lehtë të mbërrijë aty ku është. Në një intervistë për prestigjiozen “Rollingstone”, këngëtarja ka treguar për jetën e saj në Kosovë. Edhe pse e lindur në Londër, ajo di shumë mirë vuajtjet e prindërve të saj dhe periudhën e vështirë që hasën kur emigruan për në Britaninë e Madhe.

“Ata punuan shumë, me të vërtetë shumë, dhe teksa po punonin, babai im vijoi shkollën për të marrë një diplomë biznesi, pastaj një master në gazetari dhe më vonë filloi të merrej me reklamime. Dhe, kur u transferuam në Londër nëna studioi për turizëm”.

Përgjatë intervistës Lipa ka treguar se në periudhën e adoleshencës ajo ishte kthyer për të jetuar në Kosovë por e kishte mjaft të vështirë të përshtatej.

“Mund të flisja gjuhën, por nuk mund të lexoja e të shkruaja mirë, kështu që kjo lëvizje ishte dekurajuese. Fëmijët e tjerë nuk bënin gabime drejtshkrimore në detyrat e shtëpisë, dhe jo vetëm kjo, por thjesht duke qenë vajzë e re në shkollë, pasi të gjithë kishin formuar miqësitë e tyre”.

Prej disa vitesh Dua Lipa nuk e ka vizituar Kosovën, por lajmi i mirë është se në 10 gusht të këtij viti ajo do të mbajë koncertin e saj në Prishtinë.

Të këshilluara

Megan Fox: "Hollywood" moralisht i falimentuar

Aktorja e famshme Megan Fox beson se Hollywood është ‘moralisht i falimentuar’. 31-vjeçarja në një intervistë për E! News foli fjalë shumë të ashpra për indu...

19:24

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI