Flash

Megan Fox: "Hollywood" moralisht i falimentuar

Lapsi.al 23 February 2018
Megan Fox: "Hollywood" moralisht i falimentuar

Aktorja e famshme Megan Fox beson se Hollywood është ‘moralisht i falimentuar’.

31-vjeçarja në një intervistë për E! News foli fjalë shumë të ashpra për industrinë e filmave.

Ylli i Transformers tha: “Aty nuk shqetësohet njeri mbi të drejtat e individëve. Për sa kohë që i mbijetoni xhirimeve dhe ata kanë marrë prej jush atë çfarë kishin nevojë, nuk ju intereson më edhe nëse vdisni. Nuk ka rëndësi nëse thyen një krah apo këmbë.”

Ajo vazhdoi të shpjegojë duke u shprehur se në këtë industri nuk ka moral, duke vënë theksin tek çështjet e sigurisë.

“Ju mund të jeni me të ëvrtetë shumë sëmurë dhe ndërsa vazhdoni të punoni, njerëzit nuk do ta kuptojë këtë. Nuk ka rëndësi siguria juaj apo mirëqenia fizike sepse ti je e fundit në listë.”

Meghan është e martuar me Brian Austin Green, ka tre fëmijë Noah, Bodhi dhe Journey, si edhe ka një karrierë shumë të sukseshme në aktrim.

Nuk ka dyshim që kjo periudhë është mjaft emocionuese për Megan pasi ka filluar xhirimet për linjën e saj të të brendshmeve me Fredrick’s Of Hollywood.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI