Flash

Avokati i Saimir Tahirit: Gjykata dha vendim qesharak, s’ka prova!

Lapsi.al 12 December 2017
Avokati i Saimir Tahirit: Gjykata dha vendim qesharak, s’ka prova!

Vendimi i gjykatës se Saimir Tahirit duhet t’i bllokohet pasaporta dhe karta e identitetit, sipas avokatit të tij Maks Haxhia është qesharak. Avokati i ish ministrit tha se provat që paraqiti prokuroria, disa mesazhe mes Orest Sotës dhe bashkëshortes së Tahirit nuk ishin provë e mjaftueshme për këtë vendim.

“Vendimi është mbi të njëjtat gjëra. Nuk ka asnjë fakt të ri që gjykata duhet të iniciojë. Asnjë argument të ri nuk ka përvec atyre pasazheve që kanë dalë. Kjo është qesharake e kërkesës dhe vendimit. Masa është si kofini pas të vjelit" tha Maks Haxhia.

Avokati paralajmëroi ankimimin e vendimit kur tha se "do të angazhojë të gjithë mjetet që jep ligji për të kundërshtuar këtë vendim qesharak dhe absurd".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI