Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Panik në kopshtin e fëmijëve, shqiptari masakron me thikë partneren e tij në Austri

Lapsi.al 8 December 2017
Panik në kopshtin e fëmijëve, shqiptari masakron me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Linz të Austrisë, pasi një shqiptar ka shkaktuar panik në një kopësht fëmijësh. 35-vjeçari nga Kosova, me një pistoletë në dorë iu drejtuat kopshtit të fëmijëve pasi kërkonte parnteren e tij. Mediat austriake raportojnë se, kosovari goditi me thikë partneren, nënë e dy fëmijëve, duke e plagosur rëndë.

Policia vendase tregon se pati edhe një të shtënë, por për fat të mirë pa dëme. Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, 35-vjeçari mori makinën e partneres së tij duke u arratisur. Policia shkoi menjëherë në kopsht, në të cilin ndodheshin dhe vetë fëmijët e kosovarit. Auoritetet janë ende në kërkim të kosovarit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI