Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Basha u përgjigjet ambasadorëve: Unë di ta lexoj Kushtetutën

Lapsi.al 7 December 2017
Basha u përgjigjet ambasadorëve: Unë di ta lexoj Kushtetutën

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar qëndrimin e shprehur nga ambasadorët e BE dhe SHBA se Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm duhet të zgjidhet me shumicë të thjeshtë nga parlamenti aktual. Basha thotë Kushtetutën e Shqipërisë mund ta lexojnë të gjithë, por interpretimi i saj nuk është detyrë as e ambasadave dhe as e misioneve që ndihmojnë institucionet shqiptare si Euralius dhe OPDAT.

“Interpretimi i Kushtetutës nuk është detyrë e ambasadave dhe as e misioneve ndihmëse. Ka një nen në Kushtetutë që thotë se “prokurorin e ri e zgjedh KLP. Kjo ishte një skemë e Fatmir Xhafës për ta ngatërruar çështjen me shumë institucione për ta vonuar sa më shumë reformën dhe për ta kapur atë. Xhafaj u betua se ne i kemi resurset, por sot duket që ka dështuar. Ku është Vetingu? Pse nuk po nis Vetingu? Ne jemi që çështja të zgjidhet përmes Kushtetutës dhe nuk ka arsye që këtë të na e lexojë askush” – tha Basha në një intervistë për "Të Paekspozuarit".

A do të ulet ai në një tryezë me Ramën për të zgjidhur këtë ngërç? Basha është i prerë dhe refuzues.

“Nuk ka asnjë shpresë që unë të ulem me Ramën në këtë lëmsh antikushtetues. Vendi është në krizë politike, institucionale, politike, sigurie dhe stabiliteti. Paratë e drogës po hyjnë në ekonomi duke blerë koncesione dhe duke marrë investime. Kjo është një krizë totale dhe ky thotë “hajde ulemi të gjithë”. Prokurori i Përgjithshëm nuk mund të caktohet nga asnjë parti politike. Prokurori i ri mund të vijë nëpërmjet Vetingut. Ai nuk mund të jetë një lepurush që del nga kapelja e Ramës” – e mbylli Basha.©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI