Flash

Dalin shifrat/ Gati 3200 shtëpi të përmbytura, 1600 të evakuuar

Lapsi.al 2 December 2017
Dalin shifrat/ Gati 3200 shtëpi të përmbytura, 1600 të

Dalin shifrat e para të përmbytjeve që nisën mbrëmjen e së enjtes dhe vijojnë ende. Sipas tyre që u raportuan në Komitetin e Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile raportohet se ka rreth 3193 banesa të përmbytura, 40 biznese, 7874 ha tokë e përmbytur si dhe 1594 persona të evakuuar. Sipas të njëjtave burime prurjet në Vjosë janë 2200 metër kub për sekondë. Në hartën e përmbytjeve dhe problematikës është shtuar Korça dhe Përmeti.

“Fierza nën nivelin kritik, por afër. Komani dhe Vau Dejës në këtë nivel dhe po bëjnë shkarkime. Kemi rreth 507 familje të evakuuar 1594 persona të evakuuar. Rrugët kryesisht të lira. Arteriet kryesore funksionale. Energjia elektrike është afër normalitetit. Ka pasur disa probleme tek ujësjellësit, tek i Bovillës, Krujës. Ka rreth 3193 banesa të përmbytura, 40 biznese, 7874 ha tokë e përmbytur. 49 shkolla janë të të dëmtuara”, - bëri të ditur këshilltari i kryeministrit Rama.

Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi tha se janë dëmtuar në të gjithë vendin 13 ura dhe theksoi se prurjet e Vjosës janë më masive se në vitin 2015.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI