Flash

Një lajm i mirë nga parashikimi i motit: E keqja kaloi, por...

Lapsi.al 2 December 2017
Një lajm i mirë nga parashikimi i motit: E keqja kaloi, por...

Reshjet e matura nga Instituti i Gjeoshkencave në basenet e lumenjve Vjosa, Seman dhe Shkumbin, përgjatë 24 orëve të kaluara, kanë qenë shumë intensive. Gjithashtu edhe jashtë kufirit të Shqipërisë në basenin e lumit Vjosa këto reshje kanë qenë shumë intensive. Gjatë ditës së sotme e Shtunë (dt.02.12.2017) deri nesër e Diel (dt.03.12.2017), reshjet maksimale 24 orare, priten mesatare deri lokalisht intensive. Shenjat e Alarmit për përmbytje urbane ose nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël janë hequr nga tabela e qarqeve, sepse këto përmbytje e kanë kaluar pikën kritike përgjatë natës së kaluar.

Mbeten aktive paralajmërimet për vazhdimin e përmbytjes nga Lumi Vjosa në qarqet Fier dhe Vlorë. Nga llogaritjet e fundit hidrologjike rezulton se, në pjesët fushore të këtyre lumenjve do të vazhdojë përmbytja me prurje shumë të larta nga Lumi Vjosa. Efektet kryesore të përmbytjeve në pjesët fushore në qarqet Vlorë dhe Fier do të vazhdojnë përgjatë ditës së sotme e Shtunë (dt.02.12.2017).

Lumi Vjosa do të fillojë të tërhiqet në shtratin e tij natyral përgjatë fundit të ditës së Hënë (dt.04.12.2017). Shenjat e Alarmit për Përmbytje nga Lumi Vjosa janë vendosur në tabelë .

Në pjesët e sipërme të baseneve në qarqet (Elbasan, Gjirokastër dhe Berat) do të ulet rreziku nga përmbytja, për këtë arsye shenjat e alarmit janë hequr nga tabela.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve te ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

PARASHIKIMI METEO :

RESHJE

Sot pasdite (e shtunë, dt.02) reshjet do të vazhdojnë, me një intensitet mesatar deri lokalisht intensive.

Nesër (e diel, dt.03) reshjet do të vazhdojnë me një intensitet mesatar deri lokalisht intensive të shoqëruara me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Reshjet do të jenë në formë dëbore në zonat e larta malore, kryesisht në veri dhe lindje të vendit.

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt.03) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 7 °C / 13 °C

në vendet e ulta: 6 °C / 13 °C

në vendet malore: -1 °C / 6 °C.

ERA

Sot pasdite (e shtunë, dt.02) dhe nesër (e diel, dt.03) do të fryjë e dobët, ndërsa ne bregdet deri mesatare.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI