Flash

Prurjet e shumta rrisin nivelin e Fierzës, mund të hapen portat shkarkuese duke rrezikuar përmbytje

Lapsi.al 2 December 2017
Prurjet e shumta rrisin nivelin e Fierzës, mund të hapen portat

Shirat e ditëve të fundit kanë shtuar nivelin në liqenin Fierzës. Sipas të dhënave prurjet po kalojnë parashikimet, ndërsa krahasuar me ditën e premte, niveli i tij është rritur me më shume se tre metër. Sipas parashikimeve situata e shirave do të vahzdojë deri ditën e hënë, ndërkohë që pritet rritje e nivelit të Fierzës për shkak të prurjeve. Rrjedhimisht,  brenda pak ditësh liqeni do të arrijë kuotën maksimale dhe Fierza do të detyrohet të nise shkarkimet.

Në një skenar të tillë do të përbytej i gjithë zona e nën Shkodrës, ashtu siç ka ndodhur disa herë këto vitet e fundit. Në momentet që flasim zonat më të prekura dhe mëtë rrezikuara janë ato pranë shtratit të Vjosës në fier dhe Vlorë, ku në disa vende niveli i ujit ka shkuar deri në 2 metra lartësi. Ndërkohë që janë evakuar rreth 3000 banorë për shkak se uji është futur në banesat e tyre, duke u shndërruar edhe në kërcënim për jëtës.

Kështu, nesë hapen portat e Fierzës, të njëjtin fat do të pësojë edhe pjesa e nën Shkodrës rrezik i cili mbetet akoma i hapur duke qenë se Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë dhe Ujit ka parashikuar për rreshje, fryrje lumenjsh, si dhe rrëshkitje dherat në ditët në vazhdim.

 

Të këshilluara

Veliaj jep alarmin: Uji i Bovillës po ndotet

Reshjet dhe përmbytjet po rrisin turbullimin e ujit në rezervuarin e Bovillës. Kreu i bashkisë së Tiranës Veliaj, tha për ABC News se mund të kufizohet uji në T...

13:03

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI