Flash

Deputeti i PD: Durrësin e përmbyti Dako duke abuzuar me fondet për betonizim

Lapsi.al 2 December 2017
Deputeti i PD: Durrësin e përmbyti Dako duke abuzuar me fondet

Deputeti i qarkut të Durrësit, Oerd Bylykbashi, i cili po ndjek nga afër situatën e përmbytjeve në zonën bregdetare, ka akuzuar kryetarin e Bashkisë, Vangjush Dako, se ka sjellë pasoja të rënda në përmbytjen e këtij qarku me abuzimet e fondeve për betonizim. Ai dokumenton me foto situatën në Sukth dhe Katund të Ri.

“Këto foto të përmbytjeve janë në ish-bashkinë e Sukthit dhe në ish-komunen e Katundit të Ri në Bashkinë e Durrësit, në kontrast të dhimbshëm me pemën festive të Dakos mbi gërmadhën e Velierës në Durrës.‎ Janë dy vite rresht që kjo zonë përmbytet. Sigurisht, nëse shpenzon 8 milion euro beton për Velierën në qendër të Durrësit dhe disa miliona euro të tjera për qepje-shkepjen e rrugës së plazhit, betonizimin e sheshit të qytetit edhe me taksat e banorëve të Sukthit apo Katundit te Ri, sigurisht nuk mbetet më asnjë qindarkë për të pastruar kanalet e kullimit me qëllim që reshjet e shiut të mos përmbytin shtëpite, bagëtitë dhe tokat, apo së paku të minimizohen dëmet”. - shkruan Bylykbashi.

Deputeti Bylykbashi thekson në statusin e tij në facebook se banorët me bindje akuzojnë autoritetet edhe për hapjen dhe shkarkimin e rezervuarëve në lumin Erzen të cilat kanë përmbytur zonat duke shkaktuar dëme në shtëpi, prona, bagëti dhe bazë ushqimore.

“Ende pa marrë asnjë qindarkë nga dëmshpërblimi i premtuar për përmbytjen e vjetshme, këtyre banorëve u erdhi përmbytja përsëri. Mashtrimi i ka këmbët e shkurtëra”! - shprehet deputeti demokrat.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI