Flash

Reshjet përmirësojnë situatën në kaskadën e Drinit

Lapsi.al 2 December 2017
Reshjet përmirësojnë situatën në kaskadën e Drinit

Situata hidroenergjitike në kaskadën e Drinit është përmirësuar ndjeshëm pas reshjeve të ditëve të fundit.

KESH raporton se rezerva energjetike në orën 12:00 të kësaj të shtune paraqitet në vlerën 572 GWh, ose 116 GWh më e lartë se ajo e datës 28 nëntor kur nisën reshjet intensive të shiut. Ndërkaq, niveli i ujit në rezervuarin e hidrocentralit të Fierzës aktualisht është 273.16 m, thënë ndryshe rreth 5 metër më lartë krahasuar me fillimin e valës së reshjeve. Niveli i prurjeve në këtë hidrocentral aktualisht është 1000 m3/s.

KESH ka angazhuar në kapacitet intensiv pune hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës. Niveli i ujit në HEC Koman aktualisht është në 173.26 m dhe prurjet 350 m3/s ndërsa në HEC Vau Dejës është 74.89 m dhe prurjet 80 m3/s.

Përveç energjisë së tërhequr nga OST për shërbimet e balancimit dhe OSHEE për konsumin vendas, KESH ka shmangur maksimalisht derdhjen e ujit pa prodhim energjie duke shkëmbyer për depozitim me Korporatën Elektroenergjetike të Kosovës sasinë prej 26500 MWh dhe shitur në treg të parregulluar sasinë prej 58000 MWh.

Në konkluzion, situata në Kaskadën e Drinit vazhdon të jetë plotësisht nën kontroll dhe menaxhimi po kryhet në përputhje me rregulloren e plotave./tch

Të këshilluara

Veliaj jep alarmin: Uji i Bovillës po ndotet

Reshjet dhe përmbytjet po rrisin turbullimin e ujit në rezervuarin e Bovillës. Kreu i bashkisë së Tiranës Veliaj, tha për ABC News se mund të kufizohet uji në T...

13:03

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI