Flash

Zbulohet dokumenti gjerman/ Shkodra u çlirua më...

Lapsi.al 29 November 2017
Zbulohet dokumenti gjerman/ Shkodra u çlirua më...

Kur iku gjermani i fundit nga Shkodra më 28 apo 29 nëntor? A kërkoi Enver Hoxha të na bashkonte festën me jugosllavët, apo gjithçka ishte një lojë e fatit dhe rrethanave? Për herë të parë në Top Story, historiani Marenglen Kasmi publikoi një dokument të ushtrisë gjermane, nxjerrë nga arkivat dhe firmosur në 30 nëntor të vitit 1944.

“Kam një raportim ditor me telegram të Komandës të Grupimit të Forcave Tokësore E, që përfshinin forcat në Ballkan dhe kam vëzhguar raportimet nga data 22 deri në datën 30. Është raportimi i datës 29, i pasdites ku thuhet që Shkodra, tashmë është lëshuar. Është një raportim shtesë, ku thuhet se Shkodra është lëshuar pa presion nga kundërshtari”, - deklaroi Kasmi.

Ndërsa sipas historianes Valentina Duka zgjedhja e datës së Çlirimit të Tiranës do ta shmangte këtë debat.

“Personalisht mendoj që dita e Çlirimit duhet të ishte si në të gjitha vendet e asaj kohe që patëm një ditë çlirimi kombëtare, që iu referuan ose çlirimit të kryeqytetit, që mund të ishte 17 nëntori dhe nuk ka asnjë dilemë. Në ditën kur u vendos data e Çlirimit, Këshilli Nacional-Çlirimtar më 1945 i është referuar edhe datës 22 tetor, që ishte data e Çlirimit të Beogradit”, - u shpreh historiania dhe deputetja e Partisë Demokratike, Valentina Duka.

Të këshilluara

Aksident në Gjirokastër, tre të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Libohovës, me pasojë plagosjen e dy personave nga fshati Nepravishtë. Sipas policisë, në hyrje të qytetit t...

18:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI