Flash

Portali italian i bën elozhe Veliajt: Revolucionari që ka transformuar Tiranën

Lapsi.al 29 November 2017
Portali italian i bën elozhe Veliajt: Revolucionari që ka transformuar

Në dallim nga Saimir Tahiri i cili është protagonist në mediat ndërkombëtare, kur ato raportojnë për trafikun e drogës nga Shqipëria, Erion Veliaj vijon të shijojë artikujt plot elozhe që i bëhen atij si kryebashkiak. Së fundi është portali i dedikuar për turizmin, Youmanist.it, i cili e sugjeron Tiranën si një vend për t’u vizituar. Shkrimi flet për ndryshimet pozitive që ka pësuar kryeqyteti i shqiptarëve, ndryshime për të cilat thotë se është meritë e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Këtë të fundit e vizaton si një djali i ri revolucionar që ka transformuar Tiranën. Portali shkon edhe më tej teksa imagjinon të gjithë kryetarët e qyteteve shqiptare si Erion Veliaj, pasi kjo thotë artikulli, do të ndryshonte mendimin e qytetarëve për politikanët dhe politikën. Si për të ilustruar dyshimet se mund të jetë një artikull i porositur, portali nuk thotë asgjë fjala vjen për lejet projektet e kullave të tjera që pritet të ndërtohen në kryeqytet.

©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Gjirokastër, tre të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Libohovës, me pasojë plagosjen e dy personave nga fshati Nepravishtë. Sipas policisë, në hyrje të qytetit t...

18:40

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI