Flash

Italianët godasin një tjetër grup kriminal shqiptar, një i arrestuar në Breshia, 2 trafikantë fshihen në Vlorë

Lapsi.al 29 November 2017
Italianët godasin një tjetër grup kriminal shqiptar, një i

Policia italiane ka shkatërruar një tjetër organizatë kriminale nga qyteti i Vlorës, të specializuar për trafikun e marijuanës drejt vendit fqinj. Karabinjerët nga qyteti Breshias, në veri të Italisë, kanë arrestuar në orët e fundit me urdhër të prokurorisë, 9 shqiptarë dhe 4 italianë të përfshirë në trafik.

Dy shqiptarët e tjerë, që kishin një rol të rëndësishëm në këtë organizatë kriminale dhe ishin pika e referimit në Shqipëri të kësaj organizate kriminale, kanë shpëtuar nga arrestimi. Ata dyshohen se fshihen në zonën e Vlorës.

Drejtuesi i repartit operativ të Breshias, që ka udhëhequr këtë operacion, i tha "Report TV" se 2 shqiptarët në kërkim do të lëshohet një urdhër arresti ndërkombëtare. Për këtë arsye karabinjerët e Breshias nuk bëjnë publike emrat e të gjithë të arrestuarve deri më tani në kuadër të këtij operacioni që vijon ende.

Në krye të kësaj organizate është një shqiptarë 35 vjeçar, që jeton në Breshia dhe kishte si bashkëpunëtorë më të ngushtë vëllanë dhe nipin, tashmë të arrestuar. Ky operacion e ka pikënisjen në fund të vitit 2016 ku, nëpërmjet përgjimeve, karabinjerët italianë kanë zbuluar një ngarkesë me kanabis nisur nga Vlora në drejtim në Kalabrisë në Jug të Italisë.

Dyshohet që droga u transportua nëpërmjet një peshkarexhe e nisur më 26 dhjetor nga Shqipëria dhe droga u shkarkua 3 ditë më vonë. Sasia e drogës së transportuar ishte 2.7 ton marijuanë e presuar, e cila më pas u sekuestrua më 30 dhjetor në qytetin Artena afër Romës.

Ky ishte momenti i arrestimeve të para, siç tregohet nga fotot e anëtarëve të kësaj organizate kriminale, ku u prangos një 45 vjeçar shqiptarë që zyrtarisht punonte si mekanik. Ndërkohë përgjimet kanë vazhduar për të identifikuar të gjithë organizatorët e këtij trafiku.

Nga përgjigjet u zbulua se shqiptarët me banim në Breshia porosisnin edhe sasi të konsiderueshme Kokainë nga Holanda. Atyre iu kapën 4kg Kokaine.

Kreu organizatës së bashku me vëllanë dhe nipin organizonte transportin me makina të modifikuara me dy shasi për fshehjen e Kokainës. Për të shmangur përgjigjet çdo javë ata ndërronin numrat e telefonit megjithatë survejimi nga karabinjerët mblodhi prova të mjaftushme për ti arrestuar. /Report TV/

Të këshilluara

Aksident në Gjirokastër, tre të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Libohovës, me pasojë plagosjen e dy personave nga fshati Nepravishtë. Sipas policisë, në hyrje të qytetit t...

18:40

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI