Flash

VIDEO/ Dalin pamjet e gomones shqiptare të kanabisit, shihni shenjat e plumbave të policisë greke

Lapsi.al 29 November 2017
VIDEO/ Dalin pamjet e gomones shqiptare të kanabisit, shihni shenjat e

Mediat greke vazhdojnë t’i kushtojnë vëmendje kapjes së gomones me 1.6 ton kanabis e nisur nga brigjet shqiptare. Tv Skai publikon për herë të parë pamjet e gomones së kapur nga policia, ku shihen qartë edhe shenjat e plumbave që kanë goditur mbi të.

Gjatë operacionit policia hapi zjarr ndaj gomones, duke plagosur edhe një prej trafikantëve shqiptarë. Gomonia është 12 metra e gjatë dhe e pajisur me tre motorë të fuqishëm. Në kuadër të këtij operacioni i cili nuk ishte i rastësishëm, policia arrestoi 11 persona, katër prej të cilëve ishin shtetas shqiptarë.

Gomonia ishte nisur nga brigjet pranë Himarës. Mediat greke thonë se droga i përkiste një grupi kriminal të strukturuar, ku janë të përfshirë shtetas shqiptarë, grekë dhe italianë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI