Flash

Basha pohon se ka emra dhe dosje me skandale: Do t'iu informojmë në momentin e duhur

Lapsi.al 29 November 2017
Basha pohon se ka emra dhe dosje me skandale: Do t'iu informojmë

Në daljen e ti sot përpara mediave, kreu i PD-së Lulzim Basha është shprehur se ka emra në dosjen që ka në dorë partia që ai drejton, por nuk ka bërë asjnë emër konkret publik.

Ndonëse pak ditë më parë pas mbledhjes së grupit, Basha deklaroi se ishin vënë në dijeni nga partnerët për një tjetër dosje e cila do publikohej në vijim, edhe sot nuk ka bërë asgjë publike.

Basha tha se materiali që disponon PD po analizohet për besueshmërinë dhe po analizohen provat. Ai theksoi se do flasë në momentin e duhur.

“Së pari opozita është një institucion serioz, i cili e ka për detyrë të analizojë çdo informacion që i sillet në vëmendje nga rrugë të besueshme, siç janë partnerët, mediat, siç janë denoncimet e qytetarëve. Këtë ka bërë dhe këtë po bën edhe me skandalin e paralajmëruar në fjalë. Ne po bëjmë një analizë të plotë të besueshmërisë të provave që na janë sjellë dhe natyrisht një analizë ligjore për të cilën do ju informojmë në momentin e duhur. Një gjë është e sigurt, gjithçka që na vjen në vëmendje dhe verifikohet se ka besueshmëri, hapi i parë është t’u bëhet publike qytetarëve përmes mediave”, - deklaroi Basha.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI