Flash

Çnjerëzore, italiani mban 29-vjeçaren 10 vjet të lidhur me zinxhir në bodrum, lindi dy fëmijë (Video)

Lapsi.al 29 November 2017
Çnjerëzore, italiani mban 29-vjeçaren 10 vjet të lidhur

Një histori e rëndë dhe e ngjashme me skenarë filmash ka ndodhur në një fshat të vogël të quajtur Gizzeria, në jug të Italisë. Një italian ka mbajtur të burgosur një grua rumune në një bodrum për dhjetë vite, duke e torturuar, përdhunuar dhe detyruar të lindte dy nga fëmijët e tij. Aloisio Francesco Rosario Giordano, 52 vjeç, u arrestua në fundjavë nga Policia italiane dhe u akuzua për rrëmbimin e gruas 29-vjeçare. Pasi ishte burgosur në vitin 1995 për rrëmbimin, përdhunimin dhe torturimin e një gruaje tjetër. Ai qëndroi në burg për vetëm pesë vjet, pasi u lirua për sjellje të mirë.

Pas rifitimit të lirisë së tij, u kthye në shtëpi për t’u kujdesur për bashkëshorten e tij të sëmurë dhe dy fëmijët, duke punësuar një rumune, atëherë 19-vjeçare, e cila do të bëhej viktima e tij e dytë. Kur gruaja e tij vdiq, Policia tha se Giordano i ofroi mbështetjen e kujdestarit dhe një vend për të qëndruar vajzës rumune, por më pas e mbylli atë në një bodrum, ku ajo ka kaluar dhjetë vite të jetës, e lidhur me zinxhirë, në një dhomë të ndotur, të mbushur me minj dhe insekte, pa ujë të rrjedhshëm dhe pa energji elektrike.

Ajo ishte rrahur, torturuar dhe dhunuar vazhdimisht. Ka lindur dy fëmijë nga Giordano, një djalë, tani 9 vjeç, dhe një vajzë tani 3. Sipas Policisë, fëmijët u detyruan të shikojnë se si Giordano abuzonte me nënën e tyre dhe djali detyrohej të merrte pjesë në torturimin e saj, ose do të rrihej edhe ai prej të atit. Tualeti ishte një kovë plastike e vendosur nën një karrige druri. Gruaja, së bashku me dy fëmijët e saj, duhej të flinin në shtretër të bërë nga kartoni. Pranë shtratit ishte një bufe metalike, ku gruaja ishte vazhdimisht e lidhur me zinxhirë. Kur u gjet nga Policia, ajo kishte plagë në të gjithë trupin.

Gruaja i deklaroi Policisë se ajo nuk kishte pasur asnjë kontakt me botën e jashtme dhe se ajo nuk është larë për një vit. Në 1995, Giordano u arrestua në një rast të ngjashëm, kur ai rrëmbeu, torturoi dhe përdhunoi vazhdimisht 23- vjeçaren Maria Rosa, sipas artikujve të gazetës nga koha kur mbajti peng Maria në kushte të ngjashme, dhe gjithashtu e la shtatzënë dy herë. Por në atë kohë ai vendosi t’ia ndërpresë vetë shtatzënitë, në rastin e parë duke e goditur në bark dhe në rastin e dytë duke përdorur bisturi dhe një lugë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI